Formula 1/ Super Hamilton në Hungari, siguron “pole position” e 90-të

schedule18:42 - 18 Korrik, 2020

schedule 18:42 - 18 Korrik, 2020

Janë zhvilluar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, gara e tretë për këtë sezon. Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistë dhe nesër do të niset i pari.

“Pole” i 90-të në karrierë për pilotin britanik të Mercedes (i pari në historinë e Formula 1 që arrin këtë shifër) dhe i shtati në Hungari.

Pas kampionit në fuqi u renditën shoku i tij i skuadrës Valeri Bottas, ndërsa në vend të tretë do të niset Lance Strong i Racing Point. Ferrari siguroi pozicionet e pestë me Leclerc dhe të gjashtin me Vettel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!