Formula 1/ “Shumi” shet orët e arta, shpenzime të mëdha për mjekimin e kampionit

schedule21:16 - 20 Prill, 2024

schedule 21:16 - 20 Prill, 2024

Edhe një gjysmë perëndi ka nevojë për para. Michael Schumache rështë pikërisht i tillë, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, por familja e tij po shpenzon jashtëzakonisht shumë për ta mbajtur në jetë apo për ta shëruar. “Shumi” pësoi një aksident fatkeq në Alpet franceze mbi 10 vjet të shkuara, dhe që nga ajo kohë është i gjymtuar, ndonëse familja e mban tërësisht të fshehtë gjendjen e tij.

Për të përballuar mjekimin, gruaja e tij, Korina, ka vendosur të nxjerrë në ankand edhe koleksionin e tij të veçantë të orëve. Flitet për 8 orë që Michael Schumacher u mblodhi gjatë karrierës së tij të gjatë në Formula 1, teksa nga ky ankand pritet të fitohen rreth 5.8 milionë euro, ndërsa ai do të mbahet në Nju Jork në 5 maj, në Gjenevë të Zvicrës në 13 të po atij muaji.

Njëra nga orët është shumë e veçantë, dhe prej saj pritet të nxirren më shumë se 1.5 milionë euro. Michael Schumacher pati një karrierë të jashtëzakonshme në Formula 1, duke fituar 7 tituj, pesë prej tyre me Ferrarin dhe dy me Beneton. Ai cilësohet si një nga pilotët më të mëdhenj të botës, dhe adhurohet si Airton Sena, ndërsa rekordet e tij i ka arritur apo kaluar vetëm Lewis Hamilton. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!