Carlos Sainz do të niset i pari në Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Monzas ditën e dielë. Në provat zyrtare, piloti spanjoll i Ferrarit ia doli të befasonte në xhiron e fundit Max Verstappen, por edhe shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc.
Vetëm vendi i katërt për George Russel të Mercedes teksa në pesëshen e parë ka vend edhe për Sergio Perez. Një rezultat jo shumë pozitiv ai i Lewis Hamilton që do të duhet të niset nga vendi i tetë ndërsa Fernando Alonso nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i dhjetë. Në dhjetëshen e parë pati vend edhe për Albon që niset i gjashti, Piastri i shtati dhe Norris i nënti./ h.ll/abcnews.al
POLE POSITION AT HOME! ?
It doesn’t get much better than that! ??#ItalianGP pic.twitter.com/SMbnkL6P5v— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) September 2, 2023