Formula 1, përfundon dominimi/ Verstapen dhe Red Bull nuk janë më të pakapshëm

schedule14:00 - 22 Korrik, 2024

schedule 14:00 - 22 Korrik, 2024

Diferencën me rivalët ende e ka të madhe. Maks Verstapen është 76 pikë mbi vendin e dytë në renditjen e kampionatit botëror të Formula 1, por ajo që ndodhi në Hungari padyshim që e ka shqetësuar.

Kampioni i botës në fuqi, dhe fitues i tre titujve radhazi, nuk u ngjit dot më lart se vendi i pestë, ndërsa dominimi i makinës së tij Red Bull mesa duket është diçka që i përket së kaluarës.

Vetë holandezi kërkoi që skuadra të bënte më shumë, ndërsa analistët theksojnë se Red Bulli nuk është më në përparësi ndaj makinave të tjera nga ana e aerodinamikës.

Ishte Meklaren që dominoi në pistën e Hungaroringut pranë Budapestit, dhe kjo me të dy pilotët.

Gara e së dielës erdhi pasi Lando Norris i Meklarenit fitoi vendin e parë në provat zyrtare, ndërsa në garë ai ia la vendin e parë shokut të ekipit, Oskar Piastri.

Për pilotin australian kjo ishte fitorja e parë në karrierë.

Nëse Norris do të kishte triumfuar, ai do të ishte tani68 pikë prapa Verstapenit, por për fat të keq kjo nuk ndodhi.

Anglezi deklaroi më pas se pati probleme në makinë, ndërsa u duk se ia la vetë fitoren Piastrit.

Gjithsesi, për Verstapenin gjithçka po vështirësohet.

Ai ka tre Çmime të Mëdha pa fituar, pasi në Austri dhe Britaninë e Madhe fituan Rasëll e Hamilton të Mercedesit.

Kur mbeten edhe 11 gara deri në fund, Norris mund të synojë titullin që e mban holandezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!