Formula 1/ Newey me “sytë” nga “kokëkuqja”: Jam i lumtur momentalisht, të shohim për të ardhmen

schedule17:56 - 11 Prill, 2024

schedule 17:56 - 11 Prill, 2024

Janë bashkë në Formula 1 që nga viti 2005, por kurrë si në këta muajt e fundit nuk është folur kaq shumë për një “divorc” të bujshëm te Adrian Newey nga Red Bull. Zëra që e kanë origjinën te tensionet e brendshme në skuadrën austriake. Në këtë mënyrë, Ferrari, Mercedesi dhe Aston Martin ëndërrojnë inxhinierin gjenial britanik.

Projektuesi i Red Bull që besohet se ka meritën më të madhe në superiortetin e makinës të kësaj skuadre, situata është komentuar nga vetë Newey, që pas Çmimit të Madh të Japonisë, ku Verstappen siguroi fitoren e tij të tretë në 4 gara u shpreh se i pëlqen ajo që po bën teksa ka shtuar se e argëton puna që bën.

“Më pëlqen ajo që po bëj. Që kur isha fëmijë doja të bëhesha një dizenjues në garat automobilistike dhe kësaj i kam dedikuar gjithë adoleshencën time. Ia dola të siguroja punën time të parë në botën e garave kur u diplomova. Më pëlqeu shumë dhe vazhdoj të argëtohem, ndaj mendoj se për aq kohë sa do të vazhdoj të argëtohem dhe skuadra do të më dojë, do ta bëj këtë punë”,- u shpreh britaniku.

Edhe pse fjalët e Newey mund të tingëllojnë si një mbyllje dere për skuadrat e tjera, për sa i përket të ardhmes afatgjatë, inxhinieri deklaroi se nuk dëshiron të planifikojë për një kohë të gjatë, deklaratë që nuk përjashton mundësinë e ndërrimit të skuadrës nga Newey, e ardhmja e të cilit tani për tani mbetet ende e lidhur me skuadrën që po dominon Formula 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!