Lewis Hamilton shpallet kampion bote për të shtatën herë në Formula 1, duke e shkruar emrin e tij me emra të artë në këtë sport. Britaniku ka barazuar legjendën Michael Schumacher për numrin e titujve dhe do të ketë mundësinë të vendosë rekordin e ri sezonin e ardhshëm.
Hamilton doli i pari në Çmimin e Madh të Turqisë, duke lënë pas Perez dhe Vettel, që u renditën në podium, pasuar nga piloti tjetër i Ferrari, Leclerc.
Hamilton WINS the Turkish Grand Prix!
TOP TEN
Hamilton
Perez
Vettel
Leclerc
Sainz
Verstappen
Albon
Norris
Stroll
Ricciardo#TurkishGP ?? #F1 pic.twitter.com/08SLGo4s7f— Formula 1 (@F1) November 15, 2020
Piloti i Mercedes vijon të jetë dominues në Formula 1, teksa në shtatë sezonet e fundit është shpallur gjashtë herë kampion bote. Nga viti 2014, vetëm në vitin 2016 britaniku nuk ia doli të merrte kurorën. /abcnews.al
LEWIS HAMILTON IS A SEVEN TIME WORLD CHAMPION!#TurkishGP ?? #F1 pic.twitter.com/gOGfeEZxp8
— Formula 1 (@F1) November 15, 2020