Lewis Hamilton nuk ka rivalë në Formula 1 dhe ditën e sotme ka vendosur një rekord fantastik në Çmimin e Madh të Portugalisë. Britaniku i Mercedes tregoi gjithë potencialin e tij në pistën e Portimao dhe arriti fitoren numër 92 në karrierë, duke parakaluar legjendën Michael Schumacher.
History maker #PortugueseGP ?? #F1 pic.twitter.com/kKkvJ0e5BE
— Formula 1 (@F1) October 25, 2020
Në vend të dytë u rendit makina tjetër Mercedes e Valtteri Bottas, teksa podi u kompletua nga Max Verstappen i Red Bull. Shenja jete dhe përmirësim i makinave Ferrari. Charles Leclerc e mbylli garën në vend të katërt, ndërsa Sebastian Vettel në pozicionin e dhjetë.
Titulli i shtatë botëror është afër për 35-vjeçarin nga Stevenage. Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 256 pikë, teksa kjo e sotmja ishte triumfi i tetë sezonal. Më pas renditen Bottas (179), Verstappen (162), Ricciardo (80) dhe Leclerc (75).
Making F1 history feels like…#PortugueseGP ?? #F1 @LewisHamilton @MercedesAMGF1 pic.twitter.com/b31qXaOljn
— Formula 1 (@F1) October 25, 2020
“Këtë sukses ia dedikoj skuderisë dhe të gjithë punëtorëve të Mercedes, me të cilët ka qenë privilegj i madh të punoja. Do të më duhet kohë për të kuptuar atë që kam arritur sot, është diçka që ka ekzistuar në ëndrrat e mia. Nuk gjej fjalë në këto momente për të shpjeguar emocionet që po përjetoj“, deklaroi Hamilton në lidhje me rekordin e tij. /abcnews.al