Formual 1/ Arrihet marrëveshja, kampionati më i njohur i garave me makina rikthehet në Madrid

schedule12:16 - 23 Janar, 2024

schedule 12:16 - 23 Janar, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, kampionatini autbomobilistik, “Formula 1” do të bëjë rikthimin e madh, në Madrid, duke filluara nga viti 2026-të, me marreveshjen, që po përgatitet prej disa muajsh dhe tashmë është një realitet, që garanton të ardhmen e një “Grand Prix”, spanjoll, për të paktën 1 dekadë, në një pistë gjysmë-urgane.

Presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali, ishte në Parkun e Ekspozitave “Ifema”, mëngjesin e kësaj të marte për të prezantuar pistën e re, që do të mirëpresë kampionatin botëror të “Formula 1”, duke filluar nga viti 2026, me prezantimin, që u bë në prani të Presidentit të “Ifema”, Jose Vicente de los Mozos, guvernatores  të Madridit, Isabel Diaz Ayuso dhe kryebashkiakut Jose Luis Martinez Almeida, të cilët shpjeguan detajet e eventit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, gara do të zhvillohet në një pistë urbane pjesërisht të mbuluar në zonën Valdebebas, pranë aeroportit të Barajas, në afërsi të qëndrës stërvitore të “Galaktikëve”, të Real Madrid, e përsa i përket kontratës do të arrihet një marrëveshje fillimisht 10-vjeçare, nga e cila pritet që kryeqyteti “iberik”, të përfitojë 400 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!