Libani ka një qeveri të re pas një periudhe prej 13 muajsh nga konsultimet e pafundme politike që përkeqësuar krizën ekonomike me të cilën po përballet vendi në dy vite.
Presidenti Michel Aoun dhe kryeministri i ri Najib Mikati “nënshkruan dekretin për formimin e qeverisë së re në prani të kryetarit të parlamentit Nabih Berri”, njoftoi presidenca përmes llogarisë së saj në Tëitter.
Najib Mikati ka thënë se shpreson të ndalojë kolapsin e vendit si kryeministër dhe të rivendosë prosperitetin.
Në një fjalim të ngarkuar emocionalisht pas nënshkrimit të një dekreti me Presidentin Michel Aoun për formimin e qeverisë së re, Mikati tha se situata në vend ishte e vështirë dhe shtoi se nuk kishte më rezerva për subvencione dhe se të gjithë duhet të shtrëngojnë rripin. g.v/abcnews.al