La Liga ka zgjedhur futbollistin më të mirë të muajit qershor. Ai është Karim Benzema, sulmuesi i Real Madrid, skuadër që i ka fituar të shtatë ndeshjet e kampionatit që janë luajtur pas rifillimit të futbollit.
“Los Blancos” kryesojnë kampionatin dhe janë shumë afër titullit, ndërsa francezi po zhvillon një nga sezonet më të mira në aspektin personal. 17 gola ka shënuar këtë sezon në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste të dhuruara për shokët.
Në fitoren 0-1 kundër Espanyol, Benzema shpiku një asist fantastik për Casemiro dhe braziliani dërgoi topin në rrjetë. Djemtë e Zidane presin Alaves në “Santiago Bernabeu” sonte, sfidë që nis në orën 22:00. /abcnews.al
? @Benzema is the #LaLigaSantander Player of the Month for June.
? @realmadriden ? pic.twitter.com/v15YuVB4Zk
— LaLiga English (@LaLigaEN) July 10, 2020