Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formati i ri brenda javës/ Propozimi i Federatës pritet të miratohet brenda pak ditëve

schedule13:08 - 14 Korrik, 2025

schedule 13:08 - 14 Korrik, 2025

Mendojnë se nuk kanë kohë për të humbur. Në Federatën Shqiptare të Futbollit duan që të nxitojnë për të përfunduar ndryshimet e parashikuara të formulës së Superligës, dhe deri fundjavën që vjen sezoni i ri të jetë i përcaktuar.

Burime në institucion informojnë televizionin se propozimi për ndryshimin e formatit të katërshes finale ka ardhur nga Federata, dhe se në fillim të javës që vjen do të ketë mbledhje të dytë me klubet për ta miratuar si hap I parë.

Më pas, në mënyrë tepër të shpejtë, do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv për t’i dhënë miratimin përfundimtar ndryshimit, I cili do të ketë efekt që nga sezoni I ardhshëm.

Kjo, sepse ky cilësohet ndryshim vetëm i katërshes finale, jo i krejt formatit të kampionatit, të paktën kështu e konsiderojnë në Federatë.

Në mbledhjen e së shtunës u propozua që të mos luhet më plej of, me gjysmëfinale dhe me finale, por pas katër fazave do të duhet të luhen edhe 3 javë të tjera mes katër ekipeve më të mira të sezonit të rregullt.

Përveç kësaj, pjesë e propozimit është që në përfundim të katër fazave të sezonit të rregullt, të mos hiqen të gjitha pikët për skuadrat, por ato të përgjysmohen.

Një format I tillë ekziston në Superligën e Belgjikës.

Formula e kampionatit ndryshoi në verën e vitit 2023, dhe dy sezonet e kaluara u luajtën me plej of. Në të dy vitet kampione e vendit doli Egnatia e Rrogozhinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!