Rreth 290 fermerë më shumë i janë bashkuar skemës së sigurimeve shoqërore në bashkinë e Elbasanit gjatë vitit të kaluar.
Sipas kryetarit të degës së sigurimeve shoqërore kjo shifër është një tregues optimist krahasuar me vitet e tjera edhe pse numri i fermerëve që futën në skemën e sigurimit shoqëror mbetet i ulët krahasuar me objektivat.
Aktualisht rezultojnë se janë regjistruar në total rreth 5000 nga 14 000 që janë vlerësimet.
Për të nxitur fermerët që të paguajnë kontributet shoqërore në mënyrë që në të ardhmen të përfitojnë një pension në çdo njësi administrative të Elbasanit janë caktuar persona të cilët do të ndihmojnë fermerët me informacionin e nevojshëm për të aplikuar.
Skema e sigurimeve shoqërore gjatë vitit 2023 rezultoi me përmirësim të treguesve financiare. Janë 7.9 miliardë lekë që kanë rezultuar si tepricë dhe janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçantë.