“Formacioni? Ulet në stol kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes”

schedule22:21 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:21 - 12 Gusht, 2020

RB Leipzig ia ka dalë të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League dhe nesër prej orës 21:00 do të përballet me Atletico Madrid. Trajneri i skuadrës gjermane, sikurse ndodh zakonisht, ka dalë në konferencën për shtyp dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Julian Nagelsmann, i ngacmuar në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ka menduar të lëshojë një batutë dhe të mos zbulojë gjë në lidhje me rreshtimin e skuadrës së tij.

“Kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes, do ulet ne stol”, është përgjigjur Nagelsmann, duke tërhequr vëmendjen dhe duke e bërë virale deklaratën tij. /abcnews.a