Formacioni me lojtarët më të mirë të UEFA Nations League 2020-2021

schedule12:39 - 11 Tetor, 2021

schedule 12:39 - 11 Tetor, 2021

Pas përfundimit të UEFA Nations League 2020-2021, ku triunfoi kombëtarja Franceze me rezultatin 2-1 në finale e luajtur kundër Spanjës, janë përzgjedhur edhe lojtarët më të mirë të këtij turneu.

Sipas “Sofascore” porta i është besuar sllovenit Jan Oblak. Pepe dhe Dias janë dy mbrojtësit anësor që përfaqësojnë  Portugalinë.  Në  qendër të mbrojtjes është pozicionuar Sergio Ramos, dhe është i vetmi lojtar që përfaqëson Spanjën finaliste të turneut.

Në mesfushë janë pozicionuar ekzaktësisht Cristian Eriksen i  Danimarkës dhe Kevin De Bruyne i Belgjikës, ndërsa në krahun e djathtë të mesfushës ka fituar një vend austriaku  Christoph Baumgartner, Memfis Deapy është mesfushori holandez i vendosur në krahun e majtë.

Franca fituese e turneut përfaqësohet në sulm me Kylian Mbappe, ndërsa suedia krenohet me dy sulmuesit e saj Erling Halland  dhe  Aleksander Sorloth.

 

 

 

Formacioni me lojtarët e përzgjedhur. /Abcnews.al