Herdi Prenga është përfshirë në formacionin më të mirë të gjysmës së parë të kampionatit në Hungari.
Qendërmbrojtësi ka spikatur me Kisvarda, e cila e ka mbyllur vitin në vendin e dytë pas kampionëve në fuqi të Ferencvaros.
Prenga ka luajtur 14 ndeshje si titullar dhe ka shënuar një gol për skuadrën ku luan edhe Jasir Asani./ h.ll/abcnews.al