Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacioni më i dobët i 2019, “dominojnë” Arsenali dhe United

schedule12:44 - 25 Shtator, 2019

schedule 12:44 - 25 Shtator, 2019

Ekzistojnë më të mirët e një sezoni, por edhe ata që kanë zhgënjyer totalisht. FIFA organizoi një ceremoni të bukur të dielën në mbrëmje në “La Scala” të Milanos, aty ku nderoi futbollistët dhe trajnerët më të mirë në botë.

Për të zgjedhur formacionin e më të dobtëve ka menduar spanjollja Marca. 4-3-3 është skema e formacionit të dështimeve të sezonit të fundit. Në portë “fiton” Loris Karius i Beshiktashit, ndërsa mbrojtja formohet nga Shkodran Mustafi e Phil Jones (në qendër) dhe Stephan Lichtsteiner e Layvin Kurzawa nga krahët.

Fred, Renato Sanches dhe Philippe Coutinho formojnë treshen e mesfushës, ndërsa sulmi përbëhet nga Alexis Sanchez, Javier Pastore dhe Quincy Promes.

Formacioni më i dobët (4-3-3): Karius (Besiktas); Lichtsteiner (Arsenal), Mustafi (Arsenal), Jones (Manchester United), Kurzawa (PSG); Fred (Manchester United), Renato Sanches (Bayern Munchen), Philippe Coutinho (Barcelona); Alexis Sanchez (Manchester United), Javier Pastore (Roma), Quincy Promes (Sevilla). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!