Në mbrëmjen e 12 tetorit, në orën 20:45, Shqipëria do të luaj një ndeshje tepër të rëndëishme të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë në “Air Albania”.
Tifozët prisnin me padurim rikthimin e Armando Brojës në fushën e lojës, por “bomberi” kuqezi pati shqetësime në gjurin e tij dhe kështu nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinho,a shut sikur Ardian Ismajli.
Formacioni i Shqipërisë pritet të jetë me Berishën në portë, dhe para tij të vendoset katërshja e Mitaj-Gjimshiti-Ajeti-Hysaj. Përpara vijës së mbrojtjes, Asllani dhe Ramadani janë themelet e padiskutueshme të mesfushës. Nedim Bajrami do të jetë fantazisti pas treshes së sulmit që pritet të jetë me Seferin, Cikalleshin dhe Asanin./h.ll/abcnews.al