Në më pak se 1 orë “bardhezinjtë” e Juventus do të presin në arenën torineze “Allianz Stadium”, portugezët e Sporting në sfidën e parë të çerek-finaleve të UEFA Europa League, ku nuk pritet asgjë më pak se spektakli.
Përsa i përket formacionit, tekniku i italianëve, Massimiliano Allegri ka vendosur të përdorë formulën 3-4-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar polaku Szczesny. Mbrojtja me tre formohet nga Gatti, Bremer e Danil. Në krahët e mesfushës janë vendosur Cuadrado e Kostic, me Locatelli e Rabiot që janë pozicionuar në mesfushë. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotësohet nga Di Maria, Kostic e Milik.
Në krahun tjetër tekniku i portugezëve, Ruben Amorim ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion si italianët. Në portë është vendosur spanjolli Adan e para tij Coates, Inacio e St. Juste. Në krahët e mesfushës pozicionohen Santos e Esgalo, ndërsa në qendër Pedro Gonçalves e Morita, ndërsa sulmi plotësohet nga Trincao, Chermiti e Edwards. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: