Do të luhet në orën 20:45 dueli mes Udineses dhe Milanit, i vlefshëm për javën e 27-të të Serisë A italiane.
Kuqezinjtë e Piolit vijnë në këtë duel pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës, ndërkohë që Udinese në ndeshjen paraardhëse mposhti Empolin me rezultatin 0-1.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, Pioli nuk ka në dispozicion në këtë ndeshje Giroud dhe brazilianin Junior Messias, i pari mungon për kartonë, ndërsa i dyti i dëmtuar e për këtë aryse në majën e sulmit është vendosur “bomberi” suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili do të mbështet nga Rafael Leao dhe Brahim Diaz.
“Kuqezinjtë” do të vuajnë gjithashtu dhe mungesën e Theo Hernandez, me sulmuesit e Udines Beto dhe Suçess që priten t’i hapin shumë probleme mbrojtjes së “djajve”. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: