Formacionet zyrtare Tunizi-Australi: Oqeanikët luajnë “shansin” e fundit përballë Tunizisë

schedule10:10 - 26 Nëntor, 2022

schedule 10:10 - 26 Nëntor, 2022

Pas pak në orën 11:00, në stadiumin “Al Janoub” do të zhvillohet sfida Tunizi-Australi, ndeshje kjo e vlefshme për grupin D, ku bëjnë gjithashtu Franca dhe Danimarka.

Tunizia e udhëhequr nga tekniku Jalel Kadri arriti të merrte 1 pikë të rëndësishme për ecurinë e tyrë, në xhiron e parë të ndeshjeve përballë një kundërshtari të fortë si Danimark. Kadri ka zgjedhur ti rreshtojë sot lojtarët e tij me formacionin 3-4-3. Në portë do të vendoset Dahmen dhe përpara tij do të rreshtohen Bronn, Meriah dhe Talbi. Mesfusha me 4 do të përbëhet nga Drager, Skhiri, Laidouni dhe Abdi të vendosur nga e djathta në të majtë të fushës. Sulmi do të përbëhet ng Sliti dhe Msakni, të cilët me shpejtësinë e tyrë në “krahët” e fushës kanë për detyrë të suportojnë Issam Jebalin, të vetëm më sulm.

Në krahun tjetër tekniku Graham Arnold ka mundësinë e tij të fundit për të mbajtur Australinë në këtë Kupë Botë. Arnold ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3. Ryan në portë dhe Karacic, Souttar, Roëles dhe Behich në mbrojtje. Përballë tyre ndodhet Mooy, i cili do të ndihmohet nga Irvine dhe McGree. Ndërkaq sulmi me 3 plotësohet nga Leckie, Duke dhe Goodëin. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET E SKUADRAVE: