Formacionet zyrtare Spezia-Inter: Lukaku e Brozovic titullarë, Asllani nis sërish nga stoli

schedule19:49 - 10 Mars, 2023

schedule 19:49 - 10 Mars, 2023

Pas rreth 1 orë në arenën “Alberto Piço” vendasit e Spezia do të presin “zikaltrit” e Inter, në një përballje të vlefshme për javën e 26-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Vendasit do të paraqiten me formacionin 3-5-2, me teknikun Leandro Semplici që ka vendosur të kopjojë “skemën zikaltër”. Në portë Dragoëski e para tij Caldara, Ampadu dhe Nikolau. Në mesfushë Amian, Zurkoëski, Bourabia, Agudelo deh Gyasi, ndërsa sulmit i është besuar dyshes Shomurodov-Nzola.

Për të arritur fitoren në transfertën e vështirë, tekniku Simone Inzaghi ka përzgjedhur formacionin e përhershëm 3-5-2. Në portë rikthehet Handanovic e para tij Bastoni, Acerdi dhe D’Ambrosio. Në krahët e mesfushësh janë pozicionuar Gosens dhe Darmian, ndërsa në qendër janë vendosur Mkhitaryan, Brozovic dhe Barella. Përsa i përket sulmit aty do të rikthehet dyshja Lu-La, me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, që do të udhëheqin sulmet “zikaltër”. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!