Në më pak se 1 orë në mitikun spanjoll “Ramon Sançhez Pizjuan”, vendasit e Sevilla presin “djajtë e kuq” të United në ndeshjen e kthimit të çerek-finalve të UEFA Europa League, me përballjen e parë në “Old Trafford” e cila përfundoi me rezultatin 2 me 2 pas autgolave të Malacia e Maguire.
Përsa i përket formaçioneve tekniku spanjoll, Jose Luis Mendilibar ka vendosur të përdorë përballë “djajve” rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është marokeni, Bono. Në krahët e mesfushës janë Açuna e Jesus Navas, me qendrën që mbulohet nga Marcao e Bade. Më të tërhequr në mesfushë kemi Fernando e Gudelj, me Erik Lamela, Ivan Rakitiç e Luças Oçampos që janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Youssef En-Nesyri.
Në krahun tjetër, tekniku hollandez, Erik ten Hag ka vendosur të bëjë një rotaçion në mbrojtje teksa nuk ka përdorur asnjë nga mbrojtësat e ndeshjes së parë, me përjashtim të kapitenit Harry Maguire. Në portë është vendosur David de Gea e në mbrojtje para tij janë Wan-Bissa e Dalot në krah, ndërsa Maguire e Lindelof para spanjollit. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Eriksen-Casemiro-Sabitzer, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Antony, Martial dhe Jadon Sancho. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: