Formacionet zyrtare Partizani-Erzeni/ “Demat e Kuq” duan fitoren për të qenë sa më afër kreut

schedule16:27 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 16:27 - 24 Dhjetor, 2023

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur më parë, Partizani ka vendosur ta luajë ndeshjen e fundit të vitit, atë ndaj Erzenit, në “Air Albania”. Kjo përballje do të jetë edhe e fundit e Superiores për vitin kalendarik 2023, teksa të dy ekipet do të kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të kuqtë e Abilaliajt vijnë në këtë duel pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që Erzeni barazoi pa gola ndaj Teutës. Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion./ h.ll/abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Maget, Taipi, Rrapaj, Cara, Bitsuka.

ERZENI: Hasanbelli, Atanda, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Maliqi, Zeka, Mihana.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!