Formacionet zyrtare Napoli-Lazio: Spalletti zgjedh “më të mirët” ndaj “shqiponjave” të Hysajt

schedule20:11 - 3 Mars, 2023

schedule 20:11 - 3 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë në “Stadio Diego Armando Maradona”, vendasit e Napoli do të presin “shqiponjat” e Lazio-s, në një përballje të vlefshme për javën e 25-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Ndaj kryeqytetasve, tekniku Luciano Spalletti ka zgjedhur formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar italiani Meret. Në mbrojtje Di Lorenzo, Rrahmani, Kim dhe Oliver. Mesfusha i është besuar 3-shes Anguissa, Lobotka dhe Zielinski, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kvaratskhelia, Osimhen dhe Lozano.

Në krahun tjetër, tekniku Maurizio Sarri ka zgjedhur po të njëjtin formacion si rivalët e tij. Në portë Provedel e para tij Marusic, Patric, Romagnoli dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë Luis Alberto, Vecino dhe Milinkovic-Savic, ndërsa treshja e sulmit mbushet nga Zaçagni, Felip Anderson dhe Ciro Immobile. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!