Formacionet zyrtare Monaco-Bayer Leverkusen: “Aspirinat” kërkojnë “kthesën” në transfertën e Monaco

schedule18:30 - 23 Shkurt, 2023

schedule 18:30 - 23 Shkurt, 2023

Në më pak se 15 minuta në “Stade Lois II”, vendasit e Monaco do të presin “aspirinat” e Bayer Leverkusen, në sfidën e dytë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, me përballjen e parë në “BayArena”, që përfundoi me rezultatin 3 me 2 në favor të francezëve.

Për këtë sfidën tekniku Philippe Clement ka zgjedhur formacionin 4-4-2. Në portë është vendosur i “shumëkërkuari” i Bayern Munich, Alexander Nubel. Në mbrojtje Matsima, Disasi, Sarr dhe Henrique. Mesfusha i është besuar katërshes Diatta, Camara, Fofana, Golovin, ndërsa sulmi dyshies Ben Seghir-Ben Yedder.

Në krahun tjetër tekniku spanjoll Xabi Alonso ka zgjedhur përzgjedhur formulën 4-3-3 për rreshtimin e të tij. Në portë finlandezi Hradecky e para tij në mbrojtje Hincapie, Tah, Tapsoba dhe Frimpong. Mesfusha i është besuar treshes Bakker, Andrich e Palacios, me “tridentin” e sulmit që plotësohet nga talentet Florian Wirtz, Adam Hlozek dhe Amine Adli. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!