Formacionet zyrtare Lazio-Juventus: Në “Olimpico” gjithçka gati për “betejën e Evropës”

schedule19:54 - 8 Prill, 2023

schedule 19:54 - 8 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, “shqiponjat” e Lazio do të presin në “Stadio Olimpico”, “bardhezinjtë” e Juventus në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, sfidë kjo që nuk rezervon asgjë më pak se spektakli dhe emocionet e garantuara.

Përsa i përket formacioneve tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar të tijët me formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Provedel. Mbrojtja me katër plotësohet nga Marusic, Casale, Romagnoli dhe “legjionari”, Elseid Hysaj. Në mesfushë janë vendosur Milinkovic-Savic, Cataldi e Luis Alberto, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Felipe Anderson, Zaçagni dhe Ciro Immobile.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2, ku në portë nuk ka si të mungojë polaku Szczesny. Mbrojtj me tre plotësohet nga Gatti, Bremer e Alex Sandro. Në krahët e mesfushës janë vendosur Cuadrado e Filip Kostic, me qendrën që plotësohet nga Rabiot, Locatelli e Fagioli. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes Vlahoci-Di Maria. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!