Formacionet zyrtare, Juventus-Verona: “Zonja e vjetër” në vështirësi, Juventus e nis lojën pas Vlahovic, Kostic e Chiesa

schedule20:37 - 1 Prill, 2023

schedule 20:37 - 1 Prill, 2023

Në vetëm pak minuta, në “Allianz Stadium” të Torinos, vendasit e Juventus do të përballen me Veronan, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Kampionatit italian të futbollit, Seria A, në një sfidë ku “bardhezinjtë” nuk kërkojnë asgjë përveç fitores.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “zonjës së vjetër”, Massimilliano Allegri duket se ka vendosur t’i mbajë pushim titullarët për sfidën ndaj Inter, teksa në fushën e lojës zbresin Milik e Kean, në sulm, ndërsa nga krahët përgjegjës janë De Sciglio e Cuadrado.

Në takimin e sotme, Juventus kërkon vetëm fitore në mënyrë që t’i afrohet sadopak zonës ku mund të fitojë një “biletë” evrope për sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: