Formacionet zyrtare Inter-Napoli: Dzeko përballë Osimhen, në “Meazza” luhet “ëmbëlsira” e javës së 16-të

schedule20:00 - 4 Janar, 2023

schedule 20:00 - 4 Janar, 2023

Në më pak se 1 orë, në stadiumin “Giussepe Meazza” Inter do të përballet me Napolin, në përballjen më të bukur të javës së 16-të.

Tekniku Simone Inzaghi ka zgjedhur si zakonisht formacionin 3-5-2, ku në portë është pozicionuar Onana e përballë tij treshja e mbrojtjes Acerbi, Baston e Skrinar. Darmian e Di Marco nga krahët janë në suport të mbrojtjes e mesfushës, e cila përbëhet nga Barella, Mkhitaryan dhe Calhanoglu. Ndërsa, sulmi i është besuar dyshes Lukaku-Dzeko.

Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalleti ka zgjedhur formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Alex Meret. Mbrojtja me katër përbëhet nga Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Rrahmani dhe Olivera. Në mesfushë janë pozicionuar Zambo-Anguissa, Lobotka dhe Zielinski, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Kvartashkelia, Osimhen dhe Politano. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!