Formacionet zyrtare Inter-Milan: Pioli “kopjon” Interin, “demi” i “zikaltërve” kërkon 3 pikë në derbi

schedule20:16 - 5 Shkurt, 2023

schedule 20:16 - 5 Shkurt, 2023

Në më pak se 40 minuta në mitiku “San Siro” do të presë “Derbin e Madoninës”, mes Interit dhe Milanit, përballje kjo e vlefshme për javën e 21-të, të kampionatit italian Serie A.

Lideri i pankinës “zikaltër”, Simone Inzaghi ka zgjedhur formacionin 3-5-2 ku në portë si zakonisht është pozicionuar kamerunasi Onana. Mbrojtja me tre plotësohet nga Acerbi, Bastoni dhe Milan Skriniar. Në mesfushë ka surpriza me teknikun Inzaghi që ka vendosur të hedhë në fushë 5-shen, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Dimarco. Ndërsa sulmi i është besuar dyshës Dzeko-Martinez, me “demin” që së fundmi është përcaktuar dhe si kapiteni i “zikaltërve”.

Në krahun tjetër, tekniku i Milan, Steffano Pioli ka “kopjuar” rivalët e kryeqytetit, duke i rreshtuar të tijët me formacionin e pazakontë për “djajtë”, 3-5-2. Në portë Tatarusanu dhe para tij Gabbia, Kjaer e Kalulu. Në mesfushë Theo Hernandez, Krunic, Tonali, Messias dhe Calabria, ndërsa sulmi është i përbërë nga dyshja Origi-Giroud. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: