Formacionet zyrtare: Enrique luan gjysmëfinalen pa “pykë”, asnjë befasi te Italia e Mancinit

schedule19:57 - 6 Korrik, 2021

schedule 19:57 - 6 Korrik, 2021

Spanja dhe Italia zbresin në fushë pas rreth një ore në fushën e “Wembley” për të diskutuar gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Para pak çastesh të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare dhe surprizat e mëdha janë në anën e Spanjës. Luis Enrique zbret në fushë pa një qendërsulmues tipik.

Dështimi i Gerard Moreno dhe Alvaro Morata në ndeshjet e shkuara e ka shtyrë të vendosë Mikel Oyarzabal të Real Sociedad në qendër.

Sarabian e zëvendëson ylli i Leipzig, Dani Olmo. Në mbrojtje është zgjedhur Eric Garcia, në vend të Pau Torres. Ndërkohë, Italia vjen pa asnjë surprizë.

 

Emerson Palmieri zëvendëson Spinazzolan e dëmtuar, Verrati fiton sërish balotazhin me Locatellin në mesfushë dhe Chiesa bën të njëjtën gjë me Berardin në krahun e djathtë të sulmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!