Dortmund do të përballet në “Signal Iduna Park” kundër Union Berlin në orën 15:30.
Kjo është një nga ato ndeshje ku fitorja duhet me patjetër për secilën nga dy ekipet, pasi të dyja luftojnë ende për kreun e tabelës së Bundesliga.
Dortmund ndodhet në vendin e dytë me 53-pikë, 2 pikë më pak se Bayern Munich që ndodhet në krye të renditjes, ndërsa Union Berlin në vendin e tretë me 51 pikë.
Verdhezinjtë kanë besim se do të dalin me kokën lartë nga ndeshja e sotme duke marrë parasysh që luajnë në shtëpi, por gjithashtu do të mbështeten në aftësitë e lojtarëve si Brandt, Bellingham, Adeyemi apo Haller.
Nga ana tjetër, Union Berlin nuk është aspak për t’u nënvlerësuar sepse këtë sezon e kanë treguar më së mirë se sa të aftë janë. Dy fitoret e fundit radhazi sigurisht i ka karikuar dhe sot do të përpiqen të bëjnë maksimumin për të tentuar vendin e dytë, të paktën në mënyrë provizore./ h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme: