Formacionet zyrtare, Belgjikë-Marok: “Djajtë” një hap larg kualifikimit, Maroku tenton “surprizën”

schedule13:14 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:14 - 27 Nëntor, 2022

Pas përfundimit të ndeshjes Japoni-Kosta Rika, e cila përfundoi me fitoren surprizë të amerikano-qëndrorëve, “stafetën” e transmetimit live e merr Belgjika, ku në orën 14:00 do të përballet me Marokun, në stadiumin “Al Thumama”.

Tekniku Roberto Martinez ka zgjedhur për të tijët formacionin 3-4-2-1, ku në portë do të vendoset më i miri i momentit, Thibaut Courtois. Mbrojtja me 3 përbëhet nga Vertonghen, Alderëeireld dhe Meunier. Në mesfushë rreshtimi do jetë i tillë me Onana dhe Witsel në qendër, të cilët do të suportohen në krah nga Thorgan Hazard dhe Castagne. Përpara tyre do të vendosen Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne, ndërsa në sulm i vetëm do të luajë Mitchy Batshuayi.

Në anën tjetër, tekniku Ëalid Regragui ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3, për të surprizuar Belgjikën. Në portë Bono dhe para tij Hakimi, Aguerd, Saiss dhe Mazroui. Në mesfushë janë vendosur Amrabat, Ounahi dhe Amallah, ndërsa sulmi i është besuar lojtarëve si Ziyech, En Nesyri dhe Boufal. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE