Formacionet zyrtare Arsenal-West Ham: Saka e Odegaard kërkojnë 3 pikë të vyera për titullin

schedule20:19 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 20:19 - 26 Dhjetor, 2022

Pas rreth 1 ore në “Emirates Stadium”, liderët e Premier League, Arsenal do të presin West Ham, në një përballje që nuk duhet humbur.

Në përballjen e sotme, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht do të qëndrojë Aron Ramsdale. Në mbrojtje do të vendosen Tierney, Gabriel, Saliba dhe Ben White rrespektivisht nga e majta në të djathtë. Mesfusha me 3 do të përbëhet nga Xhaka, Partey dhe Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit mbushet nga Martinelli, Nketiah dhe Saka.

Në krahun tjetër, skocezi David Moyes ka përzgjedhur një formacion disi defensive dhe më konkretisht atë 4-2-3-1. Në portë është Fabianski, i mbështetur në mbrojtje nga Coufal, Kehrer, Dawson dhe Cresswell. Para tyre në mesfushë do vendosen Thomas Soucek dhe Declan Rice. Në repartin e para-sulmit janë 3 lojtarë tepër cilësorë, Said Benrahma, Lucas Paqueta dhe Jarred Bowen. Ndërsa në sulm, i vetëm do të jetë xhamajkani Michael Antonio. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!