Formacionet zyratare Marok-Kroaci: Hakimi dhe Ziyech do të tentojnë surprizën ndaj gjigandëve ballkanas

schedule10:19 - 23 Nëntor, 2022

schedule 10:19 - 23 Nëntor, 2022

Stadiumi “Al Bayt” do të presë në orën 11:00, sfidën hapëse të grupit F midis Marokut dhe Kroacisë.

Marokenët e drejtuar nga Ualid Regragiu do të paraqiten me 4-2-3-1, ku yjet Achraf Hakimi dhe Hakim Ziyech do të tentojnë të rrëmbejnë pikë ndaj finalistëve të Botërorit të kaluar.

Në anën tjetër, të besuarit e Zlatko Daliç do të paraqiten me një formacion 4-3-3, ku kapiteni Luka Modriç mbetet sërish pika kyçe e ekipit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!