Liverpool luan sot në transfertë përballë Salzburg, sfida e fundit e vlefshme për fazën e grupeve në UEFA Champions League. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, por në rast humbje në Austri, mund të eliminohen që në fazën e grupeve.
Si pasojë, Jurgen Klopp ka rreshtuar lojtarët e tij më të mirë, në një farë mënyrë duke iu “trembur” një eliminimi të turpshëm. Alisson në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen si zakonisht Arnold, Lovren, Van Dijk dhe Robertson.
Kapiteni Henderson, Keita dhe Wijnaldum luajnë në mesfushë, ndërsa në sulm treshja e frikshme: Mane, Salah dhe Firmino./abcnews.al
Salzburg: Stankovic, Onguéné, Hwang, Szoboszlai, Junuzović, Ulmer, Minamin, Haaland, Wöber, Kristensen, Mwepu.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Mane, Salah, Firmino.

