Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipëri-Lituani. Trajneri Eduardo Reja ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë. Mihaj në vend të Veselit, Laçi në vend të Bares dhe Armando Sadiku në vend të Cikalleshit.
Skema vazhdon po e njëjtë, 3-5-2. Në portë, Strakosha, ndërsa tre qendrat e mbrojtjes janë Mihaj, Dermaku dhe Djimsiti. Hysaj dhe Trashi nga krahët, ndërsa Laçi, Abrashi dhe Gjasula janë në qendër të mesfushës.
Rey Manaj dhe Armando Sadiku do të jenë dy sulmuesit. Vetëm një debutues në këtë takim nga minuta e parë (Qazim Laçi), ndërsa Çepele, ashtu dhe Broja e Çekiçi, janë lënë në stol./abcnews.al