Formacionet e mundshme të Francës dhe Marokut

schedule09:39 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 09:39 - 14 Dhjetor, 2022

Sonte do të mësohet finalisti i fundit i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kampioni aktual do të përballet me sensacionin e këtij turneu.

Stadiumi “Al Bayt” do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të këtij Botërori, ku Franca përballet me Kombëtaren e Marokut, raporton KosovaPress.

Në eliminatore Franca e mposhti Poloninë 3:1 kurse në çerekfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërkaq, Maroku me plot meritë mund të cilësohet sensacioni i këtij edicioni të Kupës së Botës, pasi që eliminatore e mposhti Spanjën me penallti, kurse në çerekfinale e eliminoi Portugalinë me shifrat 1:0.

Përballja e fundit mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Për Francën sot nuk do të paraqiten Benzema, Hernandez kurse te Maroku mungon Walid Cheddira për shkak të kartonit të kuq.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

20:00 Franca – Maroku (Stadiumi Al Bayt)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!