Në mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, Shqipëria do të ndeshet në transfertë ndaj Ishujve Faroe, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Pas fitores në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë, kombëtarja jonë shihet edhe këtë herë si favorite për të marrë tre pikët të cilat do të ishin me tepër vlerë për të bërë realitet ëndrrën e Euro 2024.
Ditën e djeshme, lojtarët e grumbulluar përfunduan përgatitjen për këtë sfidë dhe tashmë trajneri brazilian Sylvinho duket se e ka të projektuar tashmë në mendjen e tij formacionin startues. Në fakt, Sylvinho nuk do të tentojë të bëjë eksperimente dhe pritet që këtë sfidë t’ua besojë përsëri 11 startuesve të “Air Albania”.
Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje do të jetë katërshja Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të vendoset Ramadani, Bare dhe Bajrami i avancuar. Në repartin e sulmit pritet të jetë treshja Uzuni-Cikalleshi-Asani./h.ll/abcnews.al