Ditën e sotme në orën 16:45 luhen një nga ndeshjet më interesante të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Loro Boriçi” do zbresin Vllaznia dhe Tirana, për t’u përballur mes tyre në klasiken e futbollit shqiptarë.
Një takim që është cilësuar si derbi i shqipërisë për shkak të historisë së dy skuadrave në kategorinë superiore.
Shkodranët në këtë duel vijnë me 4 mungesa të sigurta. Kapiteni i skuadrës Gurishta është i pezulluar sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhe. Po për shkak pezullimi mungon edhe Mustedanagic që doli me karton të kuq në sfidën kundër Kukësit. Për shkaqe dëmtimi mungojnë Kaina dhe Bulatovic, që akoma nuk janë gati për të luajtur.
Për sa i përket Tiranës grupi i lojtarëve është i plotë me përjashtim vetëm të Najdovski që do mungojë kundër shkodranëve, ndërsa Xhixha pritet të fillojë titullarë.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Zogoviç – Frangaj, Dianje, Adili, Hakaj – Jonuzi, Krymi, Heriç – Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç
Tirana: Bekaj – Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismailgeci – Toli, Totre, Seferi, Limaj, Xhixha – Ngo. Trajner: Orges Shehi. /f.a/abcnews.al