Bologna-Milan është një sfidë e rëndësishme për dyja skuadrat, e cila zhvillohet ditën e sotme në orën 20:45. Në këtë ndeshje trajneri Stefano Pioli duhet të bëjë pa disa lojtarë kryesorë, Theo Hernandez, Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Franck Kessie.
Nga ana tjetër lajm i mirë për “kuqezinjtë” është rikthimi si titullarë i sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç, pas një mungese prej 5 muajsh.
Ndërsa Bologna është e pa mposhtur në dy ndeshjet e fundit dhe do kërkojë që të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive për t’u ngjitur më lart në tabelën e klasifikimit.
Formacionet e mundshme:
Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Binks, Theate; De Silvestri, Medel, Svanberg, Hickey; Soriano, Barroë; Arnautovic.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic.
/f.a/abcnews.al