Formacionet e mundshme Inter-Atalanta: Duel i ashpër për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

schedule09:57 - 31 Janar, 2023

schedule 09:57 - 31 Janar, 2023

Inter dhe Atalanta do të ndeshen ditën e sotme në orën 21:00 në San Siro, një ndeshje e cila vlen një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Zikaltërit e Milanos vijnë nga një ecuri pozitive, sidomos pas fitores së Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Nuk duhen nënvlerësuar as zikaltërit e Bergamos, pasi Atalanta po ecën me hapa pozitivë në Serie A.

Inter në portë do të ketë Onanën, i cili tashmë është një titullar i padiskutueshëm në çdo turne. Në mbrojtje, Inzaghi ka menduar të rrjeshtojë Darmian, De Vrij dhe Bastonin, edhe pse në vend të këtij të fundit mund të ketë një balotazh me Acerbin.

Në mesfushë do të ketë një shans për xhevahirin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili do të ndihmohet nga Barella dhe Mkhytarian në qendër, ndërsa krahët do të përbëhen nga Dumfries dhe Gosens.

Sulmi është në mëdyshje ende, pasi kapiteni i ri i Interit, Lautaro Martinez, nuk do dihet ende se kë do të ketë partner sulmi mbrëmjen e sotme. Dzeko do ta nisë nga stoli, preferohet Correa nga minuta e parë, por Inzaghi mund të ndryshojë gjithçka në fund duke aktivizuar Lukakun, për të testuar një ringjallje të mundshme të belgut pranë argjentinasit Lautaro, ku në periudhën e Contes ata të dy ishin të pandalshëm duke shënuar sasi të madhe golash së bashku.

Nga ana tjetër, Atalanta do të jetë në portë me Musso dhe para tij, tre mbrojtësit Scalvini, Demiral dhe Toloi. Mesfusha do të jetë me katër, Koopmeiners dhe De Roon në qendër, Maehle dhe Hateboer në krahët e mesfushës. Zapata dhe Muriel pritet të jetë dyshja e sulmit, të cilët do të ndihmohen nga Pasalic, ku kroati pritet të jetë pas dyshes së sulmit./ h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme: