Formacionet | Djimsiti sërish i paprekshëm, Pioli befason në sulm

schedule11:38 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 11:38 - 22 Dhjetor, 2019

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Atalanta-Milan, që starton në orën 12:30. Kjo sfidë, është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë sa më shumë pikë të jetë e mundur deri në fund të sezonit, që të arrijnë tek objektivat e tyre.

Gasperini ka zgjedhur një ekip me shumë pak ndryshime nga javët e shkuara dhe ka vendosur që t’i besojë sërish në qendër të mbrojtjes gjigantit shq1iptar, Berat Djimsiti. Futbollisti kuqezi duket se është shndërruar në një lider në mbrojtjen bergameske.

Ndërsa Pioli, ka befasuar me disa zgjedhje të tij. Musacchio dhe Romagnoli do të bëjnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, ndërsa Bonaventura është rikthyer të jetë i rëndësishëm në mesfushë, krah Kessie e Bennacer. Suso dhe Calhanoglu luajnë në krahët e sulmit, ndërsa Leao do të udhëheqë skuadrën, i cili është preferuar para bomberit polak, Piatek.

ATALANTA (3-4-2-1): Gollini, Toloi, Palomino, Djimsiti, Castagne, De Roon, Pasalic, Gosens, Gomez, Malinovski, Ilicic. Trajner: Gasperini

MILAN (4-3-3): Donnarumma, Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez, Kessie, Bennacer, Bonaventura, Suso, Calhanoglu, Leao. Trajner: Pioli/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!