Mbrojtësi anglez, Harry Maguire ka disëa kohë që nuk luan më si titullar te Manchester United, ku tashmë Ten Hag preferon në vendin e titullarit, argjentinasin, Lisandro Martinez.
Tashmë, sipas “The Guardian”, tekniku holandez ka vendosur ta nxjerrë në merkato mbrojtësin e kombëtares angleze. Ata thuhet se gjithashtu janë të gatshëm të pranojnë ulje çmimi për kartonin e tij, edhe pse në vitin 2019 e morën nga Leicester për një shifër rekord prej 80 milionë paund.
Kjo shifër e paguar nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 bëri që Maguire të jetë qendërmbrojtësi më i shtrejntë në histori./ h.ll/abcnews.al