Paul Pogba nuk e ka nisur siç duhet këtë sezon. Këtë mendim ka edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Në një intervistë për BelnSport, Wenger shprehet se janë dy problemet kryesore të mesfushorit francez këtë periudhë.
“Si fillim unë mendoj se që nga nisja e sezonit Paul nuk ka qenë asnjëherë në 100% e tij. E pashë në ndeshjen kundër Arsenalit dhe duket se ai nuk është gati fizikisht. Të gjithë ne e dimë forcën që ai ka”, shprehet Wenger.
“Por nuk është vetëm kjo”- vazhdon tekniku francez. “Ai po vuan edhe psikologjikisht. Duke parë luftën për vendin e parë mes Liverpool-it dhe City-t nga larg, kjo ka ndikuar në mentalitetin e francezit”, mbyll Wenger./abcnews.al