Enden Hazard duket sikur është tjetër te Real Madridi. Sulmuesi belg ka shënuar vetëm një gol në La Liga dhe po përjeton një moment jo të mirë. Është e dukshme që është mbipeshë dhe normalisht kjo e penalizuar në paraqitjet e tij. Arsene Wenger ka folur për të në “BeIN Sport” dhe i shikon kilet e tepërta si një problem të madhe për Hazard, ndërkohë që vë në dukje edhe diçka tjetër.
“Ai nuk është ai tip djali që nuk është mjaftueshëm i zgjuar për t’u paraqitur mirë në Madrid. Gjithsesi nuk e njoh shumë mirë për ta vlerësuar atë. Mendoj se forma e tij aktuale vjen për arsye fizike.
Ai ka shtuar në peshë dhe nëse do ta bësh një kalë gare të humbasë, shto dy kilogramë në një kalë që mban 500 kilogramë dhe mjafton. E ndjej që akoma nuk e kemi parë Hazrdin që e kanë njohur të gjithë gjatë eksperiencës në Angli.
Pas dëmtimit nuk është akoma në formën e tij më të mirë fizike. Ajo që shikoj është se ai nuk e ka të njëjtin besim që kishte te Chelsea”, është shprehet Arsene Wenger. /abcnews.al

