Forcohet leku/ Euro këmbehet me 101 lekë, niveli më i ulët që nga muaji gusht

schedule14:22 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:22 - 30 Nëntor, 2023

Euro bie në pikiatë.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 101 lekë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar në vend që prej 4 muajsh. Në ditët e para të gushtit që njihet edhe si piku i sezonit turistik në vend euro pësoi një dobësim të ndjeshëm ndaj lekut shqiptar.

Ndërkohë që një nivel i tille gjatë nëntorit nuk është regjistruar asnjëherë në vendin tonë.Dobësimi I euros ndaj lekut gjt ëktij muaji nisi që prej vendimit të Bankës ë Shqipërisë për rritjen e normës së interesit në 3.25%.

Ky vendim dha impact në forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë vijo tëblejë euro për efekt të rezervës por edhe për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit .

Vetëm në ankandin e radhës sipas kalendarit të planifikuar janë tërhequr mbi 16.5 milion euro për efekt të rezerves valutore. Në total nga tregu janë tërhequr që prej muajit janar rreth 230 milion euro.Edhe dollari amerikan ka regjistruar nivele shumë të ulëta duke prekur nivelin 103 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!