Forcimi i lekut/ Banka Qendrore: Monedha europiane u dobësua. Mbajti inflacionin në nivelet më të ulëta në rajon

schedule14:30 - 3 Prill, 2024

schedule 14:30 - 3 Prill, 2024

Kursi i këmbimit në Shqipëri ka pasur luhatje të forta gjatë vitit të kaluar duke rezultuar me një mbiçmim vjetor të lekut prej 12.1%. Forcimi i kursit të këmbimit duket se është diktuar nga një tepricë e lartë oferte në tregun e brendshëm valutor e ndikuar nga një sërë faktorësh ekonomik.

Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se monedha vendase u forcua me ritme të shpejta gjatë vitit 2023, e cila kulmoi fillimisht në muajin korrik, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht në 103lekë. Pas dobësimit të lehtë në muajt që pasuan, leku u forcua sërish në dy muajt e fundit të vitit teksa kursi eur/lek preku një tjetër nivel të ulët, prej 102.8 lekësh, në muajin dhjetor dhe vijon në po këtë nivel edhe në muajt e parë të këtij viti.

Në raportin vjetor Banka e Shqipërisë analizon luhatjet në kursin e këmbimit të cilat vlerësohen pozitive për ekonominë shqiptare.Vlerësimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke mbrojtur konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse. Në të njëjtën kohë, normat më të ulëta të inflacionit kanë mundësuar një rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke sjellë një ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike.

Së dyti, mbiçmimi i kursit ka ndikuar pozitivisht në forcimin e stabilitetit financiar.Po ashtu një euro e dobët ka reduktuar borxhin e jashtëm të sektorit privat e publik, duke rritur qëndrueshmërinë e tij afatgjatë, duke u bërë premisë për uljen e kostove të financimi
Eksportet janë sektori që u prek nga dobësimi i euros.

Ndërsa Banka E Shqipërisë rekomandon se bizneset e këtyre sektorëve duhet të rrisin përpjekjet për ristrukturim, në drejtim të rritjes së produktivitetit, të gjetjes së tregjeve të reja dhe të përdorimit më të madh të instrumenteve të mbrojtjes financiare ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Leku vijon të qëndrojë në pozicione të forta kundrejt euros dhe aktualisht kursi euro –lek është në nivelin e 102 lekëve i vlerësuar më i ulëti i regjistruar gjatë kësaj përiudhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!