Forcat ushtarake shqiptare stërviten me amerikanët, ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah për krah

schedule17:12 - 27 Korrik, 2021

schedule 17:12 - 27 Korrik, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarë të lartë në ambasadën amerikane në Shqipëri kanë marrë pjesë sot në një stërvitje ushtarake të forcave speciale të SHBA me ato shqiptare. Ambasada amerikane ka ndarë edhe foto duke theksuar se forcat e SHBA kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi.

“Zyrtari i Lartë dhe Atashehu i Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Millner, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në Mbrojtje Erol Munir dhe Zëvendës Shefi London Nagai, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, morën sot pjesë në një stërvitje dhe garë aftësish ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (SOCEUR) kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik.

Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, KrahPerKrah, gjithmonë”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al