Forcat ushtarake libaneze tërhiqen nga kufiri me Izraelin

schedule22:09 - 30 Shtator, 2024

schedule 22:09 - 30 Shtator, 2024

Forcat ushtarake libaneze po tërhiqen nga pozicionet përgjatë kufirit jugor të Libanit me Izraelin, sipas një burimi të sigurisë në vend. Trupat libaneze, raporton Reuters, po lëvizin të paktën pesë kilometra larg kufirit.

Tërheqja vjen mes indikacioneve në rritje të një pushtimi tokësor të afërt izraelit në Libanin jugor që synon forcat e Hezbollahut.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se komunitetet e Metula, Mishgav Am dhe Kfar Giladi në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin u shpallën një “zonë e mbyllur ushtarake” . Prandaj, qasja në këto zona është e ndaluar.

New York Times raporton lëvizje të konsiderueshme nga ana e Izraelit në orët e fundit përgjatë kufirit me Libanin. Pikat e kontrollit të policisë ushtarake izraelite në veri po pranojnë vazhdimisht ushtarë që mbërrijnë në zonë dhe janë të regjistruar në mënyrë që të ketë një pamje të detajuar të trupave në zonë.

Në Kiryat Shmona, një qytet kufitar izraelit, të paktën dhjetëra automjete ushtarake u panë që mbanin ushtarë me pajisje të plota luftarake. Dhjetëra kamionë furnizimi, disa të blinduara, po shkojnë gjithashtu drejt veriut, duke kaluar nëpër autostradat veriore, ndërsa mobilizimi intensifikohet./abcnews.al