Presidenti ukrainas Zelensky ka pranuar se Ukraina aktualisht e ka të pamundur të nxjerrë trupat rusë nga Krimea dhe nga lindja e vendit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, forcat ukrainase po përballen me sfida të mëdha për të rimarrë këto territore, të cilat janë nën kontrollin rus që nga viti 2014 në rastin e Krimesë.
Në konfliktin mes dy shteteve, është ngritur së fundmi shqetësimi në lidhje me përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut. Kjo ka ngritur alarmin, pasi sugjeron një kompleksitet të mëtejshëm ndërkombëtar, me Korenë e Veriut që mund të ofrojë mbështetje për Rusinë në luftën e vazhdueshme.
“ Putin nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të ulët për të përfunduar “luftën e pa mëshirshme dhe agresive” në Ukrainë”- tha Sekretari i Jashtëm, David Lammy.
Sekretari i Jashtëm u shpreh gjithashtu se e gjithë Europa tani duhet të përballet me ‘fantazmën’ e imperializmit dhe agresionit të ri të presidentit rus. / abcnews.al